Lushnje; Në një javë disa banesa të vjedhura, asnjë i arrestuar
Brenda një jave shënohet një numër i konsiderueshëm banesash të vjedhura në qytetin e Lushnjes, të cilat janë denoncuar në komisariatin e këtij qyteti. Por, ndonëse vjedhjet kanë qenë në rritje, ende nuk ka asnjë të arrestuar. Fakti konfirmohet nga burime policore, ndërkohë që bëhet i ditur edhe nga qytetarë të dëmtuar që i janë drejtuar për ndihmë këtij komisariati. Sipas të dëmtuarve, vjedhjet u kanë ndodhur në kohën që nuk kanë qenë në banesa për shkak të sebepeve familjare, ndërkohë që kanë konstatuar vjedhje sendesh me vlerë dhe parash. Policia është vënë në lëvizje për zbardhjen e këtyre rasteve, por ende nuk ka emra konkretë. Sipas burimeve, dyshohet se vjedhjet janë kryer nga kontigjentë të përdorimit të drogës. Hetimet për zbardhjen e këtyre vjedhjeve vazhdojnë deri në identifikimin dhe kapjen e autorëve.