E Shtunë, 31 Tetor 2026

13 të vrarë pas një sulmi në Pakistan

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 13:23

Një sulmues vetëvrasës me motoçikletë ka sulmuar një postbllok të policisë në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë me këtë rast 13 persona, ka njoftuar policia.

Mbeti e paqartë se a ka synuar sulmuesi të godas ithtarët e politikanit Maulana Rehman apo se a ishte rastësi që ata qëlluan aty, kur sulmuesi sulmoi postbllokun.

Rehman njihet si një mbështetës i talebanëve në Afganistan.

Sulmuesi hodhi vetën në ajër para postbllokut, kur një polic kërkoi nga ai që të ndalej, theksoi Saed Khan, zyrtar i policisë në qytetin e Peshavarit.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën një polic dhe 12 civilë, shtoi Khan, duke theksuar se 12 persona tjerë janë lënduar.

Sulmi ndodhi në qytetin Svabi, rreth 70 kilometra larg Islamabadit.

Rehman, kryesues i partisë Jamiat Ulema kishte kaluar postbllokun disa minuta para ndërmarrjes së sulmit dhe nuk ka pësuar lëndime, tha Khan.

Rehman ka qenë duke udhëtuar në qytetin Charsada, për të marrë pjesë në një tubim të ithtarëve të tij.

Fillimisht, asnjë grup nuk e mori përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.

Çfarëdo sulmi kundër Rehmanit do të ishte i pazakonshëm, pasi që ai njihet për pikëpamjet e tij islamiste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›