Islandezët votojnë për presidentin e ri

Vlerësohet se gjasa për të fituar kanë gazetarja Tora Arnosdotir dhe presidenti aktual, Olafur Grimson, i cili do të siguronte mandatin e pestë të njëpasnjëshëm nëse fiton.
Të drejtë vote kanë 235 mijë islandezë. Qendrat e votimit u hapën në orën 09:00 dhe do të mbyllën në orën 22:00.
Gazetarja Arnosdotir, e cila muajin e kaluar ndërpreu fushatën, për të lindur fëmijën e saj të tretë, ka premtuar ndryshime, pas 16 viteve të Grimsonit në pushtet.
Në fillim të fushatës, kur Grimson kumtoi se nuk do të kandidohet, Arnosdotir kryesonte në të gjitha anketat, por kur më shumë se 30 mijë islandezë nënshkruan peticionin, duke kërkuar nga Grimson të ndryshojë qëndrimin, ai në mars theksoi se megjithatë do të kandidohet.
Sipas rezultateve të anketave të fundit, Grimson do të fitojë bindshëm, më 57 për qind të votave, ndërsa për Arnorsdotir u shprehën 30.8 për qind të të anketuarve.