E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale mungon në Olimpiadë

Mesfushori i Tottenhamit, Gareth Bale nuk do të jetë në dispozicion për të luajtur për ekipin e Britanisë së Madhe në Olimpiadë për shkak të një lëndimi që ka pësuar në stërvitje.

Bale, 22 vjeç ishte pritur të ftohet nga trajneri Stuart Pearce në ekipin prej 18 futbollistëve që do të publikohet të hënën. Uellsiani konsiderohej si një prej yjeve të skuadrës por stafi mjekësor i klubit e ka këshilluar të pushojë.

Kjo është një tjetër goditje e rëndë për ekipin pas lajmit se Pearce nuk ka ftuar mesfushorin veteran David Beckham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›