13 vjet pas masakres se Mbrostarit
13 vjet janë lënë pas nga dita kur ndodhi masakra e Mbrostarit. Çifti Driza burrë e grua, u vranë në gjumë, pranë foshnjës 5 ditëshe, e cila shpëtoi për mrekulli.
Dyshemeja është betonuar, si e vetmja mënyrë për të fshehur gjurmët e gjakut, kurse shenjat e plumbave në mur iu mbajnë zgjuar kujtesën banorëve të shtëpisë.
I sapolinduri mbijetoi, kurse njëri nga dy fëmijët e tjerë, atë kohë 6 dhe 7 vjeç, panë skenën e krimit.
Për këta gjyshër rritja e nipërve pa nënë e babë, por më një histori makabre nga pas, është edhe orë alarmi. Është kujdesur t’u mësojë atyre që hakun, drejtësinë e merr dhe e vendos shteti, por njeri nga autorët e masakrës është ende jashtë, i lirë.
Djali i madh i bashkëshortëve Driza është kthyer të jetojë në banesën ku u vranë prindërit e tij. Vendimi për t’u kthyer këtu ka qënë i vështirë, por sipas tij duhet ta mbante hapur derën.
Masnaten e 8 gushtit të vitit 1999 në Kallm të Mbrostarit, tre persona të armatosur masakruan çiftin Bajram dhe Natasha Driza 45 dhe 36 vjeç. Bajram Driza i sapo kthyer nga Greqia, atë natë organizoi darkën për emrin e foshnjës së sapolindur, djalit të tretë të tij.
Vrasja u krye për 150 dhrahmi që Driza kishte fituar me disa muaj punë në emigrim. Nga 3 autorët, i pari u arrestua Jurgen Baçja, tashme i dënuar me burgim të përjetshëm. Viktor Pelivani dhe Feta Kaja u dënuan në mungesë, po me burg përjetë. Kaja u kap disa muaj me parë nga Interpoli dhe është duke vuajtur dënimin, kurse Viktor Pelivani është në arrati. Të moshuarit Driza dy vjet pas vrasjes, humbin në aksident rrugor edhe djalin tjetër.