Permbytjet e tokave ne Lezhe Rama akuzon qeverine
Kryesocialisti Edi Rama ka vizituar zonat e përmbytura të komunës Kolsh në Lezhë, ku ka parë nga afër përmbytjet dyjavore të tokave bujqësore dhe të disa shtëpive. Duke iu referuar gjendjes së krijuar Rama ka deklaruar se pa patur shira e stuhi, është krejt e papranueshme që të ketë përmbytje të këtij lloji, duke shtuar se nuk dihet se kur do të përfundojë.
Sipas Ramës është krejt e vështirë të ketë zgjidhje me qeverinë aktuale, e cila premtoi 7 vite më parë se në Lezhe nuk do të ketë më përmbytje, duke treguar se nuk është e angazhuar për të zgjidhur problemet e shqiptarëve e aq më tepër të fshatit. Niveli i ujit në zonat e përmbytura të Lezhës, kryesisht në fshatin Barbulloje arrin deri në 60 cm, ndërsa shumë banesa kanë prezencë uji brenda ambjenteve të shtëpive të tyre. Shkak për këtë situatë janë bërë ndërhyrjet që kanë nisur në hidrovore, dhe që pritet të përfundojnë në mesin e muajit nëntor.