Permet kercenoi me kacavide kreun e Bashkise pranga 44 vjecarit
Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e qytetit të Përmetit, pasi kërcënoi me jetë kryetarin e Bashkisë së qytetit për shkak të detyrës.
Policia bëri të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Nesti Janku, 44 vjeç, i cili dyshohet se kërcënoi me një kacavidë kryebashkiakun e Përmetit, Gilbert Jace.
Sipas policisë mësohet se 44-vjeçari kundërshtoi me dhunë policinë gjatë momenteve të arrestimit. Efektivët blu të qytetit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kacavidën, ndërsa Janku është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje.