Nis rikonstruksioni i cerdhes nr. 30 ne kryeqytet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet, për rikonstruksionin e çerdhes nr. 30, në Njësinë Bashkiake nr. 11. Kjo çerdhe, ashtu si dhe katër të tjerat në të cilat po punohet aktualisht, i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Projekti me vlerë rreth 21 milionë lekë parashikon ndёrtimin e njё shtese si dhe përmirësimin e planimetrisë dhe riorganizimin e ambienteve të brendshme të çerdhes, ku do të krijohet edhe një dhomë e veçantë për mjekun dhe psikologun.
“Rikonstruksioni i çerdhes 30 në Laprakë do të dyfishojë kapacitetin nga 85 fëmijë, në 120 vogëlushë, në fund të rikonstruksionit. Kjo nuk është vlera e vetme e rikonstruksionit, pasi ne do të shndërrojmë të gjithë objektet të cilat sot kanë parametrat e vitit ’86 kur u ndërtua kjo çerdhe, duke ndërtuar një kuzhinë të re, një lavanderi të re, duke përmirësuar ambientet e fjetjes për fëmijët, duke shtruar të gjithë ambientet me parket dhe duke zbatuar këtu, sikundër në të gjithë objektet e tjera të arsimit parashkollor dhe shkollor në Tiranë, ngrohjen me peleta” – u shpreh z. Basha.
Kryetari i Bashkisë ka shprehur keqardhjen, që në vitin 2012 duhet të përqendrohen fondet dhe prioritetet, në përmirësimin e kushteve nëpër çerdhe, kopshte e shkolla dhe jo në përftimin e programeve më të avancuara mësimore.
“Nuk mund të mos shpreh brengosjen time, që vëmendja e Bashkisë së Tiranës në vitin 2012 detyrohet të jetë e përqendruar në riparime kaq të thella dhe kthimin në standard normal dhe jo në përparësimin me programet arsimore apo me absorbimin e praktikave më të mira mësimore dhe kjo për faktin e thjeshtë se situata në këto objekte, ashtu siç e shikoni edhe ju, siç e shikojnë edhe qytetarët, është e lënë pas dore për një kohë të gjatë dhe kërkon të gjithë vëmendjen, fondet dhe energjinë që ne po i përkushtojmë sot.
Pa dyshim, përfundimi i këtyre punimeve do ta mbyllë këtë sfidë të lënë hapur prej kohësh në Bashkinë e Tiranës, tërësisht bazuar në buxhetin e Bashkisë së Tiranës, gjë e cila tregon se nëse prioritetet vendosen ashtu siç duhen, atëherë u shërbehet më mirë qytetarit. Në këtë kuadër, dua t’u bëj thirrje të gjithë prindërve, që ndonëse kanë duruar jo pak, të kenë besim tek institucionet përkatëse të Bashkisë, pasi deri në fund të vitit që vjen, ne do të mbyllim të gjithë ato sfida të lëna hapur për dekada me radhë”
Projekti i cili pritet të përfundojë brenda 7 muajsh parashikon edhe veshjen e mureve të jashtme me kapotë termike, rikonstruksion të plotё të tarracёs, instalimin e rrjetit të ri elektrik, sistemimin dhe gjelbёrimin e territorit tё jashtёm si dhe vendosjen e lodrave pёr fёmijёt.