E Diel, 1 Nëntor 2026

13-vjetori i çlirimit, Topi: Kosova shënon sot një shembull krenarie

Kreu i shtetit Bamir Topi ka përshëndetur sot 13-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimin e Kosovës. Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, presidenti Topi thekson se 13 vjet më parë forcat ushtarake të NATO-s realizuan çlirimin e Kosovës, duke i dhënë fund periudhës së gjatë të represionit dhe genocidit serb kundër shqiptarëve.
 

"12 qershori i vitit 1999 shënoi fundin e këtij regjimi dhe nisjen e një epoke të re për Kosovën dhe gjithë rajonin. Në këtë ditë në emër të shtetit shqiptar u shpreh mirënjohjen e thellë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian që u angazhuan në operacionet paqësore në Kosovë. Populli shqiptar do t`u jetë përjetë mirënjohës për kontributin e tyre për paqen dhe lirinë e Kosovës" thuhet në deklaratën e Topit.
 

Sipas kreut të shtetit, sot Kosova shënon një shembull krenarie suksesi dhe shqiptarët kudo në rajon janë e mbeten një faktor solid për paqen, stabilitetin dhe demokracinë. "Gjatë këtyre viteve, me përpjekje të mëdha dhe përkushtim qytetar, banorët e Kosovës ia dolën të krijojnë shtetin demokratik më të ri në Evropë, ku jetojnë në liri dhe harmoni komunitete të ndryshme etnike e fetare, ku respektohen e garantohen të drejtat e njeriut dhe ku vepron rendi kushtetues evropian." - theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar" përfundon deklarata e kreut të shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›