E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekui uron Nishanin: Roli i presidentit në pavarësinë e institucioneve ka rëndësi kyçe për integrimin

Share

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, reagoi i dyti pas ambasadorit  të OSBE. Në një njoftim të shkurtër, thuhet se Sekui ka uruar Nishanin, të cilit i ka kujtuar se ka rol të rëndësishëm për konsolidimin e institucioneve të pavarura.

Përgëzoj z. Bujar Nishani për zgjedhjen e tij si President i Republikës së Shqipërisë. Dëshiroj t’i uroj z. Nishani suksese si President, post i cili përfaqëson unitetin e popullit. Roli i Presidentit në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe për të ndihmuar vendin në bashkimin e të gjitha përpjekjeve do të jetë me rëndësi të vendimtare për Shqipërinë për të përballuar me sukses sfidat në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, tha Sekui.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›