1300 palestinezë të vrarë në Gaza

Më shumë se 1300 palestineze kanë humbur jetën dhe rreth 5400 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelitë trejavore në gaza, ka bërë të ditur faqja e internetit të autoritetit palestinez për statistikat. Drejtuesit e agjensisë informojnë gjithashtu se më shumë se 22,000 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar. Ndërsa llogaritur në terma ekonomike, statistikat flasin për një dëm prej më shumë se 1.9 miliard dollarë. Ofensiva ushtarake izraelite përfundoi të dielën falë një armëpushimi. Izraeli bëri të ditur se ka humbur 13 persona, ndër të cilët 10 ushtarë dhe tre civilë. Sulmet izraelite mbi rripin e gazes nisën në 27 dhjetor 2008. izraeli bëri të ditur se ofensiva kishte si qëllim të ndalte sulmet me raketa të militantëve të hamasit drejt jugut të izraelit. Drjetues të agjensisë se stattistikave në palestinë informojnë se gaza ka nevojë për ndihma humanitare, ekonomike, sanitare dhe për ndihmë sociale pas bombardimeve dhe mësymjes izraelite. Sulmet shkatërruan ndertësa të sektorit privat dhe atij publik ne gaza, ndër të cilat edhe zyra të përfaqësive të kombeve të bashkaura. Ndër viktimat e këtyre luftimeve ka patur edhe shume fëmije.