Rusia rinis furnizimet me gaz për Evropën

Monopoli i eksportit të gazit rus, Gazprom, ka rinisur të dërgojë gaz në Evropë nëpërmjet Ukrainës gjatë orëvë të para të ditës së martë. Urdhëri për të nisur sërish pompimin e gazit, erdhi pas nënshkrimit të marëveshjes 10-vjeccare ndërmjet Moskës dhe Kievit të hënën dhe bisedimeve të gjata ndërmjet kreyministres ukrainase Julia Timoshenko dhe kreut të qeverisë ruse Vladimir Putin me përfaqësues të kompanise gjigande ruse të gazit, Gazprom. Ky i fundit informoi se rifilloi furnizimin me gaz të Europës nëpërmjet tubacioneve që kalojnë nga Ukraina, rreth dy javë pasi ndërpreu furnizimin duke lënë një pjesë të vendeve europiane pa gaz në mes të dimrit të ftohtë. Në fillim të javës, kompanitë ruse dhe ato ukrainase të gazit firmosën një marrëveshje që kishte si qëllim t'i jepte fund mosmarrëveshjeve për çmimin e gazit që ka shkaktuar mungesa të mëdha në furnizim në Europën Qendore dhe atë Lindore. Zyrtarët thonë se nevojiten 36 orë apo më shumë pas startimit që sistemi i tubacioneve me gaz të jetë operacional sërish dhe që gazi të mbërrijë në Evropë.