Obama Day, radhë të gjata për të ndjekur ceremoninë
Mijëra persona vërshuan sot që në agim drejt Kapitolit në Uashington në një atmosferë festive, për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të zgjedhur amerikan Barak Obama.Që në orën 04:00, qendra e kryeqytetit ziente e tëra. Kafenetë, supermarketet, janë të hapura, të mbushura me amerikanë dhe turistë që marrin forcat përpara se të përballen me erën e acartë që fryn në rrugë.Ceremonia e betimit do të fillojë në orën 10:00, por mijëra persona kanë preferuar t'i drejtohen Kapitolit, djepi i demokracisë amerikane, në përpjekje për të gjetur një vend të mirë, nën mbikëqyrjen e fortë të forcave të rendit, të pranishme pothuaj në çdo cep rruge. Në orën 04:15, në stacionin e metrosë Friendship Heights, në veriperëndim të qytetit, hapja e dyerve ka shkaktuar të thirrura gëzimi tek ata që janë zgjuar herët, shumica të rinj, të cilët u drejtuan për andej me stema dhe kapele me figurën e Obamës.Disa familje, me batanije në krah, bashkoheshin me ta.Njerëzit vazhdojnë të grumbullohen drejt qendrës në kembe, metro apo autobuse, për të marrë pjesë në festimet e të ashtuquajturës Obama Day.Trenat dhe stacionet po kontrollohen nga forcat e rendit, ndërsa në rruget që të çojnë në National Mall dhe Pennsylvania Avenue kanë mbërritur mijëra njerëz.Në pikat e kontrollit të sugurise gjatë nates dhe orët e para të mengjesit janë vënë re radhë të gjata njerëzish, që presin të kalojnë në Pennsylvania Avenue, pranë Shtëpisë së Bardhe dhe Capitol Hill