Topi ngushëllon familjarët e Gjergj Zhejit
Presidenti Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të Gjergj Zhejit. "Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Gjergj Zhejit, njeriut që gjithë jetën dhe veprën e tij ia përkushtoi përmbushjes së misionit fisnik e patriotik të përkthimit dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës së kombit shqiptar" thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kreut të shtetit.
Më tej presidenti thekson se kjo figurë e shquar dhe me vlera unikale në përkthimin, hulumtimin dhe studimin rrënjësor të kryeveprave të letërsisë dhe gjuhësisë botërore shqiptare përçoi tek lexuesit dhe studiuesit e kësaj fushe, me një ndjenjë të lartë profesionalizmi dhe besnikërie, vlerat më të spikatura të gjuhës shqipe dhe letërsisë globale.
"Me humbjen e Gjergj Zhejit, letërsia dhe gjuha shqipe e lëvruar humbën një ndër kolosët e saj, kolegët një ndër pikat kryesore të referimit akademik dhe njerëzor dhe familja njeriun më të shtrenjtë.
Ju lutem, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!" thuhet në mesazhin e predientit Topi.