E Shtunë, 31 Tetor 2026

14 DHJETORI 2009 DITA E ZEZ E PD-S

Me 14 dhjetor u mbajt Kuvendi IX i Partise Demokratike nje kuvend si kurre ndonjehere tjeter ne
historine e PD-se. E hapi znj. Topalli e vazhdoi z. Bode e Patozi dhe pastaj erdhi zoti Berisha qe kur doli e u largua nga tribuna u pershendet me zjarrin e fishekzjarreve dhe muzikes me tone te larta bumbum- bum qe te shurdhonte veshet a thua se nuk erdhi te flase kryetari para delegateve te partise se tij por jepte shfaqje nje yll i skenes se popit apo rokut. Me nje pompozitet qe vetem e turperonte mbajti fjalimin e tij historik dhe u largua menjehere. As pyetje as diskutime vetem nje miratim i ndryshimeve statusore pa asnje verejtje. Pra statuti u be si deshi kryetari me rrethin e vogel i cili hoqi nenin e mbledhjes se Keshillit Kombetar cdo tre muaj. Sa me pak kolegjialitet aq me shume perqendrim pushteti te kryetari. Keshilli Kombetar deri tani pas nje viti nuk eshte mbledhur te pakten per te zgjedhur kryesine e tij. Lista e Keshillit Kombetar eshte bere para se te votohej. Nese donin te na hiqnin ta benin me mirekuptim te na therritnin e te na e komunikonin qe do vene njerez te rinj se per parime demokratike ka kohe qe nuk flitet ne PD. Turp per Berishen Por ai nuk e njeh turpin. Kush e beson kete rrene Askush. Nuk te heqin dot me vote dhe fap te heqin me manipulim. Ne punuam per PD-ne dhe nuk kemi asgje me te por me Berishen qe i kurdis keto poshtersi. Njerezit qe mban pas vetes zbatojne urdhrat e tij me sy mbyllur pa menduar qe nje dite do tu vije edhe atyre radha te largohen po me keto metoda antidemokratike. Kjo nuk eshte
me parti qe funksionon me nje udheheqje te zgjedhur ndershmerisht por me nje klan sundues
qe zgjidhet sa here te doje kur te doje dhe me sa vota te doje. Une u plaka ne PD dhe
pervec informacioneve qe kam nga miqte e mi demokrate e di si kane funksionuar e funksionojne
sot procedurat e votimit. Pa votim te ndershem nuk ka udheheqje te ndershme. Ai me etjen
e tij te pashtershme per pushtet eshte kthyer ne nje rrezik real per demokracine shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›