E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Rama kerkon te rrije ne Bashki me shume se 4 vjet

/ /

Kreu i LSI-se Ilir Meta akuzoi dje Edi Ramen si pergjegjesin kryesor per ngjarjet e dhunshme qe ndodhen ne 21 janar ne Tirane. Ne nje takim me anetaret e kesaj partie ne Shkoder ku u zyrtarizua kalimi i disa ish-anetareve te PS-se Meta tha se kreu i Bashkise se Tiranes po kerkon te mbaje kete post pertej mandatit 4-vjecar qe percakton kushtetuta. Nuk eshte aspak e papritur as per mua as per shqiptaret e as per nderkombetaret qe degjojne nje deklarate te tille destruktive te kryetarit te Partise Socialiste. Kjo ka qene nje politike e nisur qe pas humbjes se zgjedhjeve ne 28 qershor dhe natyrisht qe te gjithe e kane te qarte qe qellimi i tij kryesor eshte qe te qendroje ne zyren e Kryetarit te Bashkise ne nje menyre antiligjore dhe antikushtetuese pertej ketij mandati shume te qarte kushtetues dhe ligjor qe eshte pikerisht ai i 4 viteve u shpreh Meta. Ai akuzoi Ramen ne te njejten kohe edhe per montimin e videos se bisedes me ish-ministrin Dritan Prifti. Me kryesori eshte ai i cili mori persiper te montoje nje video televizive dhe ne ne menyre shume ligjore do ta cmontojme jo vetem ate por gjithe politiken e dhunes te urrejtjes dhe te vellavrasjes qe ai kerkon te fuse midis shqiptareve dhe midis shkodraneve. Montoi nje video jo thjesht per te demtuar Ilir Meten apo forcen politike qe une perfaqesoj jo thjesht dhe vetem per te demtuar nje qeveri dhe nje mazhorance legjitime por montoi me vetedije te plote nje video dhe doli garant para te gjithe shqiptareve se ajo ishte e vertete vetem e vetem per te frymezuar dhe per te justifikuar politiken e dhunes dhe ai eshte pergjegjesi kryesor per vrasjen e tre qytetareve te pafajshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›