E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa Berishen Shqiperia do te ishte ne BE ne 2010

Me shenimet qe kam mbajtur ne mbledhjet e Kryesise se Partise Demokratike
te Keshillit Kombetar mbledhjet e Grupit Parlamentar e takimet ne rrethe me popullin e simpatizante te PD-se jam munduar te sjell ngjarjet kryesore te Partise Demokratike punen dhe sakrificat kontributet dhe luften ne mitingje e Parlament te aktivisteve deputeteve dhe
te udheheqesve te PD-se bashkepunimin e saj me partite aleate shqiptare dhe
faktorin nderkombetar sidomos ate evropian dhe te SHBA-se qe na kane
ndihmuar per fitoren e PD-se ne zgjedhjet e 22 marsit 1992 e me pas. Pushtimi i Partise
Demokratike filloi me ndryshimin e statutit te saj ne 1993 qe i hapi rruge perjetesimit te
kryetarit nga kandidimi i tij jo me shume se dy here radhazi ne kandidim te perhershem
me te gjitha pasojat negative te tij. Betejat per demokracine e brendshme ne parti filluan me
mocionin antiberisha ne 1992 shuarjen e diversitetit te mendimit me manovrat e
referendumit ne 1994 qe coi ne largimin e kryetarit te PDse Eduard Selami ne 1995
promemoria e 14 anetareve te Kryesise te Keshillit Kombetar e Deputete ne 1997 kritikat e
vazhdueshme te demokrateve anetare te Keshillit Kombetar e Kryesise per centralizimin
mbytjen e fjales se lire shkeljet e statutit manipulimin e votes ne parti anashkalimin e
forumeve te saj e deformimin e programit te Partise Demokratike nga kahu i majte.
Tendenca e kryetarit Berisha per te vendosur mbi gjithcka spostoi udheheqesit e tjere me
qellim rritjen e figures se tij si i vetmi udheheqes i pazevendesueshem i Partise
Demokratike. Kontributet e te tjereve si dhe ato te anetaresise se gjere te partise u zvogeluan
deri ne shuarje. Ky liber jep me vertetesi punen e sakrificat e udheheqesve te tjere te PD-se
nder vite ngjarjet me te rendesishme ne jeten e kesaj partie dhe qindra emra demokratesh qe punuan per demokracine. Miqte e mi e se bashku me ta edhe une nuk kemi ndryshuar nga qendrimi yne i qendres se djathte i fjales se lire i kolegjialitetit i respektimit te forumeve votimit
te ndershem ne parti e kudo i kthimit te pronave integrimit te perndjekurve politike komunikimit njerezor me anetaresine i mbrojtjes se ceshtjes kombetare etj... Ai qe ka ndryshuar eshte
Berisha qe u kthye nga nje udheheqes karizmatik i demokracise ne nje despot partiak me tendenca te majta. Ky eshte thelbi i librit. Themeluesit e Partise Demokratike kryesisht me nje prejardhje te majte familjare e personale me kulture e mendje te hapur te interesuar per
zhvillimin e vendit sipas modelit perendimor mbeshteten levizjen studentore te dhjetorit 1990 duke e kthyer ate ne nje parti politike ne qender te se ciles ishin idete e lartpermendura. Ne se ata do te krijonin nje parti neokomuniste nuk do te mbeshteteshin nga populli por as nga
faktori nderkombetar i cili do ta identifikonte si PPSH me emer te ri per faktin se vete partite komuniste evropiane kishin nderruar emrat e programet tyre komuniste. Meqenese kam qene 19
vjet me radhe ne forumet drejtuese te kesaj partie me kontribute te sinqerta e mbeshtetes i Berishes perse e shkruaj kete liber dhe e kritikoj Berishen A mos valle se Berisha me largoi nga
Keshilli Kombetar e nga pushteti Edhe kjo eshte nje arsye. Nuk mund te kaperdihen 19 vjet pune lufte e sakrifica ne kete parti me nje largim pa asnje arsye e pa asnje shpjegim sikur te mos
kisha ekzistuar fare. Kete liber e shkruaj jo vetem per veten time por ne radhe te pare per mijera demokrate te zhgenjyer e qindra drejtues te saj ne qender e ne baze qe u flaken si qenie pa vlere nga Berisha. Drama e tyre shpirterore kerkonte nje arsye perse u debuan. Shpjegimi
jepet nepermjet autopsise se Partise Demokratike e cila u tradhtua nga Berisha per faj te
te gjithe ne demokrateve qe nuk mundem te kuptonim ne kohe ti cirrnim masken e
bashkoheshim per ta larguar komunistin nga drejtimi i nje partie te djathte. Ai qe me i
zoti se ne. Me dinakeri na mbajti afer na mashtroi me frazeologji antikomuniste
fuqizoi pushtetin e tij nepermjet nesh dhe na largoi pjese-pjese. Ai nuk qendron
natyrshem ne kete parti prandaj dhe tronditjet e herepashershme jo vetem ne parti por edhe ne shtet kane ardhur prej ketij politikani qe vertitet ne nje bosht me gunga pa nje politike konseguente te djathte. Populli per keto lloj levizjesh thote-Ecen si ne jerm qe do te
thote se nuk e di ku shkon ecen kuturu pa strategji me intuite e veprime te pa studiuara pa forume legale e konsulte partiake. Tjeterkund konsultohet. Iniciativat e tij informale PD-ja i merr vesh nepermjet mediave. Nga nje njeri i tille pa bosht mund te presesh gjithcka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›