Tirane-Shkoder arrestohen dy demonstrues te 21 janarit
TIRANE - Dy persona te shpallur ne kerkim nga policia per aktet e dhunes gjate demonstrates se 21 janarit rane ne pranga dje ne Tirane dhe ne Shkoder. Policia e kryeqytetit njoftoi se ka vazhduar analizimin e informacioneve te grumbulluara dhe pamjeve filmike te demonstrates se dates 21 janar 2011 ku ka arritur te identifikoje nje 39-vjecar i cili ka marre pjese ne aktet e dhunes ndaj policise. Menjehere pas identifikimit te ketij personi sherbimet e Komisariatit te Policise Nr. 6 filluan procedimin penal per shtetasin Sazan Bajram Zoto 39 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje. Sipas policise procedimi penal ndaj ketij shtetasi filloi per shkak se me date 21 janar 2011 ne bulevardin Deshmoret e Kombit ka konsumuar vepren penale Kundershtim i punonjesit te rendit publik ne bashkepunim me disa persona te tjere. Po dje nga policia e Shkodres eshte arrestuar nje person i dyte i akuzuar per aktet e dhunes ne demonstraten e 21 janarit. Keshtu shtetasi Lin Ndreu 35 vjec ka rene ne prangat e policise ne fshatin Grude. Arrestimi i tij eshte bere mbi bazen e nje kerkese te policise se Tiranes drejtuar policise se Shkodres per ekzekutimin e urdhrit te arrestit.