Berisha shpërblen Manjanin për kalimin tek LSI, e bën zëvendësministër Transporti
Para pak kohësh Ylli Manjani kaloi tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Meta e prezantoi si një arritje të partisë së tij. Tashmë Berisha ka vendosur të shpërblejë Manjanin duke e bërë zv/ministër të Punëve Publike dhe Transporteve. Njoftimi zyrtar është publikuar në faqen e qeverisë. Nga detyra është shkarkuar zv/ministri Ilirjan Muho dhe në vend të tij është emëruar Manjani.