E Martë, 3 Nëntor 2026

14 ditë protestë, Berisha: Betejë pa kthim! Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund

Edhe këtë të diel (14 janar), mbështetësit e ish kryeministrit Berisha u mblodhën poshtë banesës së tij, duke shprehur mbështetjen e tyre.

Me thirrje “Berisha”, ata shprehën solidarizim ndaj liderit të opozitës, ndërsa akuzojnë qeverinë për tentativë të asgjësimit të saj.

Ndërsa Berisha, gjatë fjalës nga ballkoni i banesës së tij, hodhi serish akuza ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama, ndërsa thotë se qeverisa është aleate e krimit dhe drogës.

“Kjo këtu është beteja pa kthim, është beteja e fitore, është beteja e cila do ti japë Edi Ramës ndëshkimin e merituar në emër të të gjithë beteja të tjera. Pasi vendosi mediat në kontroll Ourellian, pasi rrëmbeu me makinerinë e frikës dhe terrorit, dhe industrinë e blerjes, votën e shqiptarëve, ai u vërsul me egërsi edhe asaj që kishte mbetur opozitë, por që në fakt përfaqësonte mbi 600 mijë shqiptarë.

Edi Rama duhet ta dini mirë, dhe ua them këtu, u vërsul sepse ai kuptoi që ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur koha e opozitës së kontrolluar. Ai e kuptoi se opozita me të drejtën e saj doli në shesh, nisi betejën pa kthim. Demokrate dhe demokratë. Kjo protesta këtu e përnatshme është protesta e kthesës së madhe. Të lumtur janë ata që do të marrin kthesën do të bashkohen me këtë protestë, sepse do u qëndrojnë idealeve të tyre.  Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund. Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund. Koha e betejave të humbuar nga opozita ka marrë fund”, tha Berisha.

Ish kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej më shumë se dy javësh.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›