E Martë, 3 Nëntor 2026

Demonstrata e parë antikomuniste në Shkodër, Beci: 14 janari 1990 ishte dita e lirisë

Kryetari Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka përkujtuar 34- vjetorin e demonstratës antikumoniste të 14 janarit në Shkodër.

Sipas tij, me këtë gjest, 34 vite më parë, qytetarët e Shkodrës vranë frikën, në demostratën e 14 Janarit 1990.

“Të rinjtë shkodranë reaguan kundër sistemit diktatorial shqiptar duke tentuar të hiqnin bustin e Stalinit në kryeqendrën e veriut. 14 janari 1990 ishte dita e lirisë, që nisi në Shkodër, për tu shpërndarë më pas në të gjithë vendin. Respekt përherë të rinjve shkodranë, që u bënë promotor të zhvillimeve demokratike në vendin tonë!”, shkruan Beci.

Demonstrata e 14 janarit

 Më 14 janar të vitit 1990, rreth 3 mijë qytetarë shkodranë dolën në sheshin e qytetit, aty ku ishte busti i Stalinit, për të kërkuar heqjen e bustit në qendër të qytetit, duke dëshmuar nga ana tjetër se nuk e duronin më tej sundimin komunist.

Demonstrata që i hapi rrugën zhvillimeve demokratike

14 janari i vitit 1990 do të mbahet mend edhe si dita kur qytetarët e Shkodrës u ngritën në protestë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Atë ditë historike, me mijëra shkodranë kishin dalur në qendër të qytetit dhe u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria arritën të shpërndajnë turmën.

Dhjetëra protestues u arrestuan. Ngjarja, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri.

Ajo pati jehonë brenda e jashtë Shqipërisë, u analizua dhe komentua nga mediat ndërkombëtare sepse hapi rrugën më pas edhe zhvillimeve të tjera demokratike në mbarë Shqipërinë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›