E Martë, 3 Nëntor 2026

Marrëveshja për emigrantët me Italinë- Kushtetuesja rrëzon PD-në. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan që të zhvillohet një seancë e hapur për median dhe publikun kur të diskutohet marrëveshja për emigrantët me Italinë.

Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimit bëhet me dyer të mbyllura.

“Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën tuaj të datës 10.01.2024 me vendimin e ndërmjetëm të datës 11.01.2024 ka vendosur rrëzimin e kërkesës për shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike.’- njofton Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë se në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila konsiderohet nga ata anti-kushtetuese. Seanca për shqyrtimin e padisë, do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.

Marrja në shqyrtim të kësaj ccëshje nga  Gjykata Kushtetuese, pezullojë ratifikimin e  marrëveshjes në Kuvend, që ishte planifikuar të bëhen në seancën plenare të 14 dhjetorit.

Ndërsa drafti për marrëveshjen për emigrantët ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë , u miratua në Qeverinë italiane në 5 dhjetor dhe u dërgua në parlamentin italian për miratim.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›