E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ulja e tarifave të roaming-ut mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është në proçes

Dy Komisionerët e Komisionit Europian Olivér Várhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Thierry Breton, Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), sot zhvilluan një takim me operatorët celularë në Bashkimin Evropian (BE) dhe Ballkanin Perëndimor (BP), për të diskutuar mbi uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe rajonin tonë.

Qëllimi është vazhdimi i procesit, ndërmarrja e hapave konkret për të nisur uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballakit Perëndimor, në vitin 2023. Brenda vitit 2027 pritet ulja e çmimeve të roaming-ut, në nivelin e çmimeve kombëtare.

“Ne, RCC, Komisioni Evropian, qeveritë përkatëse të Ballkanit Perëndimor, operatorët celularë dhe agjencitë rregullatore, kemi ndjekur së bashku një rrugëtim të gjatë në procesin e uljes së tarifave të roaming brenda Ballkanit Perëndimor. Roaming-ut pa pagesë, “Fol si n’shpi”, në rajonin tonë më 1 Korrik 2021, është një realitet i prekshëm. Edhe pse në kohë kufizimesh udhëtimesh, është vërejtur një rritje e konsiderueshme në të gjithë treguesit e përdorimit të roaming, për shkak të regjimit “Fol si n’shpi”, në thirrjet dalëse/hyrëse, sms dhe të dhënat e tjera të internetit. Nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2021 me gjysmën e dytë të të njëjtit vit – ose para dhe pas regjimit të roaming pa pagesë brenda Ballkanit Perëndimor- kemi vërejtur një rritje me 100% të përdoruesve të roaming në Ballkanin Perëndimor, ndërsa konsumimi i roaming-ut, të të dhënave është rritur deri në 460%.”,- tha në takim Majlinda Bregu.

Ideja e këtij procesit është ofrimi i përfitime të drejtpërdrejta, për qytetarët e rajonit dhe të BE-së si dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

 “Është e vërtetë që ulja e tarifave të roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është proces më i ndërlikuar sesa roaming pa pagesë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por qeveritë tona janë të angazhuara mbi rëndësinë që i kushtojnë përmirësimit të mjedisit të biznesit në këtë fushë – ato po bëjnë pjesën e tyre në këtë proces. RCC e ka prioritet mbështetjen për qeveritë për të kryer këto reforma. Për më tepër, prania e komisionerit Várhelyi dhe komisionerit Breton rikonfirmojnë sot mbështetjen politike që KE i jep këtij procesi”, përfundoi Bregu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›