E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

14 maji/ Basha: Do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë, Berisha e ka fajin për përçarjen e PD-së

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një prononconim për gazetarët tha se do të jetë pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë ndërsa bëri me faj Berishën si përgjegjësi kryesor për përçarjen e PD-së.

“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha për gazetarët sot në mesditë pas seancës së veçantë për nder të presidentit austriak, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të vizitës së tij zyrtare.

 Akuzave për financimin rus dhe cili ishte burimi i shifrës 500 mijë euro, Basha u përgjigj: “Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare”, duke iu referuar Berishës.

Ish kryeministri Sali Berisha i quajti sot “kandidatë të Edi Ramës” kandidatët e përzgjedhur nga Partia Demokratike me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeaj.

Sot deri në mesnatë është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, si edhe për kandidatët për Këshillat Bashkiakë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›