E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

14 maji/ Raporti paraprak i ODIHR: RTSH do të organizojë debate politike, konfliktet në PD ndikuan në reformën zgjedhore

Misioni i ODIHR, i instaluar tashmë në Tiranë, ka publikuar raportin e parë paraprak, lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Pasi përshkuan misionin, qëllimin dhe bën një panoramë lidhur me sistemin zgjedhor dhe regjistrimin e kandidatëve, në raport vihet theksi edhe tek moskompletimi i reformës zgjedhore dhe asaj territoriale për zgjedhjet e 14 majit.

Sipas raportit, konflikti i brendshëm brenda PD-së ka ndikuar në punën e parlamentit, përfshirë edhe punën të komisioneve parlamentare ad -hoc për reformën territoriale dhe zgjedhore, të cilat nuk kanë prodhuar asnjë rezultat.

“Pas humbjes së partisë në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të marsit 2022 dhe pas dorëheqjes së kryetarit të PD-së Basha, nisën mosmarrëveshjet për postin e kryetarit. Kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj u bë kryetar i PD në detyrë. Por në fund të marsit 2022, Gjykata e Rrethit Tiranë regjistroi ndryshimet statutore të miratuara në dhjetor 2021 nga Konventa Kombëtare e thirrur nga Berisha dhe mbështetësit e tij, që rezultoi me emërimin e Berishës si kryetar partie. Ky vendim gjykate është apeluar nga Alibeaj në prill 2022 dhe ndryshimet statutore janë pezulluar derisa sa të ketë një vendim pas ankimit. Pas disa shtyrjeve të seancave, ende nuk është marrë asnjë vendim për këtë.”- thuhet në raport.  

Komisioni 

Në shkurt 2022, parlamenti ngriti një komision parlamentar ad- hoc për reformën zgjedhore ndjekja e rekomandimeve të pazgjidhura zgjedhore të ODIHR-it.  Gjatë mandatit të tij të parë 6-mujor, komisioni zhvilloi vetëm mbledhjen e tij konstituive. Parlamenti e zgjati mandatin deri më 8 mars 2023.

“Përbërja e Komisionit pasqyron diversitetin e partive parlamentare. Disa bashkëbisedues të ODIHR theksuan se konflikti i brendshëm brenda PD-së ndikoi në punën e Komisionit gjë që që pengoi reformën zgjedhore.”- thuhet në raport.

RTSH

Një vend të veçantë raporti i kushton edhe Transmetuesi publik, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), i cili siguron aksesin e publikut ndaj një game të gjerë pikëpamjesh politike gjatë fushatës. RTSH, thuhet në raport, ka planifikuar të transmetojë informacione të përgatitura nga KQZ për ndërgjegjësimin e votuesve, si dhe të transmetojë programe të lidhura me zgjedhjet, duke përfshirëedhe ato në gjuhët e pakicave.

“RTSH synon të organizojë debate politike të drejtpërdrejta mes partive të mëdha dhe ato të vogla. Kodi Zgjedhor u siguron të gjithë konkurrentëve kohë transmetimi pa pagesë në RTSH.”- nënvizon raporti.

Vëzhguesit

Të gjithë bashkëbiseduesit konfirmuan nevojën për një vëzhgim zgjedhor në shkallë të gjerë të aktiviteteve në të gjitha qarqet për të siguruar një kontroll të pavarur të procesit zgjedhor.  

“Shumë aspekte do të meritonin vëmendje të veçantë, duke përfshirë punën e zgjedhjeve administrimin, përdorimin e teknologjive të reja në zgjedhje, fushatën dhe mbulimin e saj nga ana e media dhe online, financimi i fushatës, zgjidhja e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve. Përveç një ekipi kryesor prej ekspertë, ODIHR rekomandon dërgimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për vëzhgojnë procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe tabelimin e rezultateve. Në në përputhje me metodologjinë standarde të ODIHR-it, MVZ-ja do të përfshijë një element monitorimi të medias”- theksohet në raport.  

/rtsh.al/ a.meta/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›