14 të vrarë nga një pengmarrje në Nju Jork
Nju Jork - 14 është numri i personave të vrarë nga një i armatosur në një qendër emigrantësh në Nju Jork. Vrasësi mësohet se ka hyrë në një ndërtesë ku ndodheshin rreth 40 njerëz, dhe pasi ka ushtruar presion ka vrarë 14 prej tyre.
Rrjeti CNN deklaron se personi i armatosur është një aziatik, që sapo kishte emigruar në SHBA. Raportet e fundit thonë se vrasësi është mes të vdekurve. Policia ndodhet në vendngjarje në përpjekje për të shpëtuar pengjet e tjerë që ndodhen aty.