E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, një avion ulet në emergjencë pas avarive

Moskë - Një avion “Boing 737” me 69 persona në bord bëri sot një ulje emergjente ne aeroportin “Vnukovo” të Moskës. Agjencia “Interfax” bën të ditur se nga kjo ulje e detyruar nuk ka pasur asnjë të plagosur.

"Avioni bëri një ulje emergjente. Asnjë nga 69 pasagjerët në bord nuk u plagos", deklaron zëdhënësi i aeroportit “Vnukovo”. Avioni mësohet se i përkiste shoqërisë “Sky Expres”, dhe kishte për destinacion qytetin e Sotchi.

Një ç’rregullim në motorin e avionit ka bërë që ai të kishte tronditje të forta pas shkëputjes nga toka. Shoqëria “Sky Express” është një shoqëri që ofron çmime shumë të ulëta për pasagjerët e saj në udhëtimet ndërkombëtare jashtë Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›