E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bindet Erdogan, Rasmusen zgjidhet Sekretar i NATO-s

Strasburg - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan është bindur për të pranuar Anders Fog Rasmusen si Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s. Kryeministri danez, Rasmusen, është kundërshtuar fort nga Ankaraja zyrtare, pasi vendi i tij ka pasur disa mosmarrëvesje me Turqinë.

Ngjarjet morën një rrjedhë të papritur, pasi u krijua përshtypja se Erdogani nuk do të binte në kompromis për emrin e sekretarit të ri.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh shumë e kënaqur në konferencën e saj të shtypit, duke deklaruar se ngjarje të tilla janë normale për një familje të madhe siç është NATO.

Në orët e para të mëngjesit ndodhi dhe një keqkuptim me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, i cili negocionte me Erdoganin në telefon gjatë kohës që Merkel po priste të takohej me të, duke krijuar përshtypjen e një injorimi të Berluskonit ndaj Merkelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›