E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i NATO-s shoqërohet me protesta të dhunshme

Strasburg - Strasburgu vazhdon të jetë i përfshirë nga protestat, përpos zhvillimit të samitit të NATO-s. Protestuesit janë grumbulluar afër godinës ku po mbahet samiti, dhe policia po punon me lotsjellës për shpërnadrjen e tyre.

Megjithëse deklarohet se largësia mes protestuesve dhe vendit ku po zhvillohet samiti është e vogël, asgjë nuk jepet me saktësi rreth vendndodhjes së protestuesve. Në pamjet e ofruara nga kanalet televizive mbizotëron kaosi dhe përleshjet mes protestuesve dhe policisë.

Afrimi i protestuesve në qendrën historike të Strasburgut anuloi edhe vizitën e zonjave të para në një spital për kurimin e tumoreve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›