E Shtunë, 31 Tetor 2026

14-vjeçarja: Mësuese, njerku më kërcënon se nuk dua të bëj seks me të

BERAT - "Mësuese, njerku do të më largojë nga shkolla. Ai më kërcënon, vetëm se kundërshtoj të bëj seks me të".

E terrorizuar, një 14-vjeçare nga fshati Bilçë i rrethit të Beratit, i ka besuar sekretin e saj të tmerrshëm, mësueses kujdestare. 

Për afro një vit minorenia me inicialet J.H., nxënëse në klasën e tetë, kishte përjetuar ferrin, por pa mundur të denoncojë bashkëshortin e nënës së saj. 

Ndonëse kjo e fundit e dinte se i shoqi abuzonte seksualisht me të bijën, ka preferuar të heshtë. 

Lajmi bëhet me dije nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit. 

Pas denoncimit të mësueses, drejtoreshës së shkollës si dhe vetë vajzës, blutë kanë vënë në pranga Vladimir Harshiun. 52-vjeçari akuzohet për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura", si dhe "kryerje të veprave të turpshme".

(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›