E Shtunë, 31 Tetor 2026

140 milionë euro për Fernando Torres?

Chelsea dhe Manchester City vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Fernando Torres. Mësohet se City tashmë ka ofruar 70 milionë euro për shërbimet e spanjollit, mirëpo oferta e tyre është refuzuar. Sipas spekulimeve, 'pasanikët' duhet ta dyfishojnë shumën (140 milionë euro) e ofruar nëse dëshirojnë të bindin drejtuesit nga Anfield që të heqin dorë nga sulmuesi i tyre. Në këtë shumë do të përfshihej edhe paga e 'el Ninos' prej 280.000 euro në javë. Sido që të jetë, Torres konsiderohet i pashitshëm nga trajneri Rafael Benitez, mirëpo nëse problemet vazhdojnë te Liverpooli, atëherë gjithçka është e mundur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›