E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë, përfundojnë 90 ditët e marshimit për paqen

Marshimi për paqen globale, ka përfunduar në Punta de Vacas, Argjentinë të shtunën me pjesëmarrjen e qindra njerëzvve që kishin mbërritur në malet e Andeve në krahinën e Mendozas. Marshuesit u përshëndetën dhe u pritën ngrohtësisht nga një grup banorësh indigjenë të cilët interpretuan me instrumentat e tyre muzikore.
"Gjithnjë e më shumë, po shtohen njerëz në këtë marshim për paqen, ky grup sa vjen e shtohet . Ne shpresojmë që të frymëzimimi të jetë edhe më i madh për të ndryshuar botën, dhe shpresojmë të bëjmë dicka që të jetë më e efektshme dhe më e fuqishme. ky është motivimi që unë jam këtu- tregon njëri nga pjesëmarrësit e këtij marshimi, Diego Rogriguez. Ndërsa Zëdhënësi i marshimit për Paqen Globale , Rafael de la Rubia, tha gjatë një konference shtypi se lidhja dhe rëndësia e marshimit është sinjifikative pasi presidenti amerikan Barak Obama mori çmimin Nobel për paqen. Marshimi për paqen globale nisi me rreth 100 pjesëmarrës nga ëellingtoni, në Zelandën e Re, më 2 tetor, në përvjetorin e lindjes së Mahatma Gandhit dhe në ditën ndërkombëtare të paqes. Marshuesit kanë përshkuar rreth 6 kontinente në 90 ditë. Gjatë udhëtimit ata kanë organizuar konferenca dhe ngjarje të tjera për të tërhequr vëmendjen për çarmatimin bërthamor dhe ndalimin e konflikteve të armatosura botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›