E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi A/H1N1, 14 persona të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni

14 është numri i personave që kanë paraqitur vetëm gjatë 24 orëve të fundit, simptomat të gritpit të derrit në Maqedoni. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për sëmundje infektive janë shtruar në spital dy pacientë me simptoma të gripit të derrit, ndërsa gjithashtu në ambintet spitalore po kurohen dhe po trajtohen edhe 55 persona të tjerë. Tre prej tyre paraqiten në kushte më të rënda dhe ndodhen nën mbikqyrjen e vazhdueshme të mjekëve ndërsa u janë vendosur maskat me oksigjen. Në repartin infektiv në Spitalin ushtarak raportohet se nuk ka pacientë të rinj me simptoma të AH1N1-shit, ndërsa në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë paraqitur dhe shtruar nëntë pacientë të rinj. mediat shkruajnë se aktualisht, në trajtim mjekësor në këtë repart po kurohen 32 fëmijë me simptoma të gripit të moshës nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Dy fëmijë janë me shkallën më të vështirë të pneumonisë . Në Institutin për sëmundje të mushkërive të bardha tek fëmijët në Kozle, gjatë dy ditëve të fundit janë shtruar tre fëmijë me formë më të lehtë të pneumonisë dhe atje për momentin po shërohen 24 fëmijë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›