140 vjetori i lindjes perkujtohet At Gjergj Fishta

Është shënuar në fshatin Fishtë të Lezhës 140 vjetori i lindjes së klerikut e poetit Gjergj Fishta. Referuesit në këtë aktivitet theksuan se orientimi i tij fetar e la Fishten në hije gjatë viteve të diktaturës por që në ditët e sotme figura e tij shumëdimensionale po merr në vlerësimet e merituara.
"Këtu ka lindur një nga figurat më të shquara të kombit shqiptar, një nga poetët më të mëdhenj të Shqipërisë sic është At Gjergj Fishta, i cili deri dje ndejti në hije, po ja që erdhi demokracia dhe ai zuri vendin që i takonte", tha Suzana Turku, Zevendesministre e MTKRS.
Fishta ishte kundër ndasive fetare e politike,ndaj kjo ditë le të shërbejë për bashkimin e të gjithëve, theksoi prefekti i Qarkut të Lezhës, Pal Dajci.
"Duhet të bashkohemi e të gjithë së bashku të gëzojmë, se atëherë dhe Fishta ndoshta do ta kishte menduar që ato fjalët e ndasisë nuk vlejnë më sot pas 140 vjetësh", u shpreh Pal Dajci, prefekt i Lezhës.
Kontributi i At Gjergj Fishtës në cështjen shqiptare ishte i gjithanshëm gjatë gjithë viteve të jetës së tij. Puna patriotike me pjesëmarrjen në takimet ku diskutohej për Shqipërinë pjesëmarrës Kongresin e Manastirit,me botimet e pafund në shtypin e kohës dhe kryesues i komisionit të alfabetit At Gjegj Fishta mbetet figuara më e ndritur e formuar gjatë periudhës së rilindjes.
Lindita Kokaj