E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 ndalohet cigarja ne stadium

UEFA I ka shpallur luftë duhanit dhe nuk do të lejojë prijen, shitjen dhe promocionin e tij gjatë ndeshjeve të EURO 2012 që do të zhvillohen verën e ardhshme në Ukrainë dhe Poloni. Ky është vendimi më i fundit i Komitetit Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit që nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se e bën këtë gjë për të mbrojtur dhe respektuar shëndetin e tifozëve gjatë kompeticionit të futbolli.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i organizatorëve ukrainas që kanë nisur një fushatë sensibilizimi. Një detyrë e vështirë, duke iu referuar shifrave të ministrisë ukrainase të shëndetësisë. Sipas saj në vitin 2010, 46.5 % e meshkujve dhe 5/8 % e femrave në vend konsumojnë duhan, duke e bërë Ukrainën një nga vendet më duhanpirëse të Europës.

Gjithsesi, organizatorët janë të vendosur për të cuar deri në fund udhëzimet e UEFA-s, ndërsa për të gjithë tifozët që pjunë duhan në stadium do të ketë penalizime, me gjobë por dhe largim nga stadiumi.

Rregullorja e re për ndeshjet e Euro 2012 është aplikuar më parë në Ligën e Kampioneve. Por, përtej masave të bëra publike, shumë tifozë vazhdojnë ritualin e tyre të konsumimit të duhanit në shkallët e stadiumit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›