E Shtunë, 31 Tetor 2026

142 minuta për shpëtimin e botës

Natyrisht, këtë mund ta bëjë vetëm James Bond. Filmi i 23’të me radhë për agjentin e njohur anglez, “Skyfall”, premierën do ta ketë në Royal Albert Hall, të Londrës, më 23 tetor.

Me afrimin e premierës, producentët e filmit po publikojnë sekuenca të ndryshme të tij. Veç kësaj, kritikët filmikë në Londër, të cilët patën rastin të shihnin parapremierën e “Skyfall”, filmin e kanë shpallur si më të mirin deri tani për agjentin Bond.

“Franshiza që sivjet kremton 50-vjetorin e saj vjen me plot stil: Sam Mendes na i sjellë së bashku të gjitha elementet klasike të Bondit, duke krijuar kështu filmin më të mirë për agjentin 007”, theksohet në hyrje të tekstit kritik për filmin, në portalin RadioTimes.

Sipas mediave britanike, filmi i fundit i sagës për James Bond, “Skyfall”, do të zgjas 142 minuta, që e bën atë të jetë filmi më i gjatë deri më tani për agjentin 007.

Ndryshe, aktori, Daniel Craig, shfaqet për herë të tretë në rolin e James Bond. Përpos tij, në “Skyfall’ paraqitet edhe Judi Dench, në rolin e Mrs M., si dhe anëtarët e tjerë të ekipit të njohur filmik, si Javier Bardem, Ralph Fiennes, Albert Finney, Naomie Harris, etj. Nuk duhet harruar as atë se kënga me të cilën fillon filmi këndohet nga Adelle.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›