E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Titanic 3D” vjen në kinemanë ABC

Në dymujorin e instalimit të teknologjisë digjitale, në Kinemanë ABC, në Prishtinë, të martën (sot), me fillim nga ora 21, shfaqet premiera e filmit “Titanic”, në 3D.

Ngjarja: Pasi që në një lojë me letra fiton një biletë për udhëtim me anijen Titanic, amerikani Jack Dawson takon vajzën aristokrate, Rose DeWit Butaker. Ajo ishte nisur me të fejuarin që të martohej në Filadelfia. E pakënaqur me përzgjedhjen e saj, Rose mendon të bëjë vetëvrasje, por e shpëton Jack. Jack ndërkohë fyhet nga pjesëtarët e klasës së lartë që udhëtojnë me anije.

Ai e thërret Rose në klasën e tretë të anijes, për kënaqësi dhe vallëzim. Duke e ditur që Jack ishte marrë me vizatime derisa ndodhej në Paris, Rose i kërkon që ta vizatojë lakuriq vetëm me një diamant të kaltër, shumë të çmuar, në qafë, të cilin ia kishte dhënë i fejuari. Kelly (i fejuari i saj) e kupton këtë gjë dhe organizon mbylljen e Jack...

Regjisor i filmit është James Cameron, ndërsa në rolet kryesore shfaqen Leonardo DiCaprio, Kate Winslet, Billy Zane, Kathy Bates, Frances Fisher, Gloria Stuart, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›