E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë mashkulli do ta plotësonte Leonora Jakupin?

Leonora Jakupi është ndër ato këngëtare që ka ditur jo vetëm të jetë në trend, por njëkohësisht të sjellë edhe muzikë me vlera në tregun muzikor shqiptar.

Një ndër këngëtaret më të kërkuara në trevat shqipfolëse, ka rrëfyer edhe diçka nga brendësia e zemrës së saj me sinqeritetin e një artisteje të madhe.

E pyetur nga mediat shqiptare se çfarë mashkulli do ta plotësonte atë, Jakupi është përgjigjur: "Nuk e di! Ndonjëherë edhe kam menduar për këtë gjë, ndonjëherë edhe jo. Besoj një njeri që më mirëkupton mua dhe profesionin tim, që di të bëjë një lloj balance mes jetës artistike dhe jetës sime, mes adhurueseve dhe miqve. Të jetë një karakter i fortë, burrëror sigurisht, sepse unë i jap gjithmonë 51% meshkujve. Dhe natyrisht një njeri intelektual. Nuk ka rëndësi fare pamja fizike."   Leonora ka mohuar të ketë aktualisht ndonjë të tillë në krah, duke shtuar se atë e plotëson "vetëm muzika". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›