E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari në reklamën e G Star

Edison Kelmendi, i angazhuar në “Scout Model Agency” vazhdon të zhvillojë karrierën e tij mes disa prej qendrave më të rëndësishme botërore të modës, ku ai vazhdimisht ka sesione fotografimi dhe sfilata me kompani të njohura.

Modeli shqiptar që jeton në Zvicër, se fundmi është përzgjedhur nga kompania G Star, për reklamën e koleksionit të ri të veshjeve të kësaj kompanie të njohur.   Kelmendi ka marrë pjesë në sfilata të ndryshme, duke përfshirë shtëpinë prestigjioze të modës "Versace", GUESS”, “Gassmann”, “La biostethiqua” dhe “Talamonti show”.   Ka realizuar një sërë sesionesh fotografimi për disa nga revistat më të njohura në hapësirat gjermanofolëse si “Schweizer illustrierte” dhe “Herren Globus” si dhe ka bashkëpunuar me fotografët Michael Rohner dhe Christoph Kostlin”. Ai është paraqitur edhe në katalogun e kompanisë së modës, “Otto”, dedikuar për tregun gjerman. /R.K. /Indeksonline/   http://player.vimeo.com/video/54556425?byline=0&portrait=0&badge=0&color=b8baba 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›