E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora “kopjon” nënën e saj

Jo rrallëherë na rastisë ta shohim Ritën me flokët e saja origjinale e të shkurtëra e së fundmi, e tillë është shfaqur në numrin me të ri të revistës, “Harper's Bazaar”.

Ky model i flokëve të Ritës del të jetë i marrë nga e ëma e saj dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, nëpërmjet publikimit të një fotografie në rrjetet sociale, ku shihet ajo dhe e ëma me model të ngjajshëm të flokëve.

“I kam nga nëna ime”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë që ka publikuar këngëtarja.

Rita së fundmi, është komentuar në mase të madhe nga mediet e huaja si këngëtarja me stilin më të veçantë dhe unik. Krahas sukseseve të saja në muzikë,ajo dalngadalë po shëndërrohet edhe në një ikonë mode./Indeksononline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›