‘Bajroni’ në Australi

Dokumentari “The scandalous adventures of Lord Byron" (Aventurat Skandaloze të Lord Bajronit), ka arritur tashmë edhe në Australi. I prodhuar nga televizioni anglez Channel 4, me pjesëmarrje të aktorit të njohur Rupert Everett.
Dokumentari po shfaqet tash dy javë në Australi, me rastin e 200-vjetorit të udhëtimeve legjendare të Lord Bajronit përreth Evropës dhe Mesdheut.
As në Australi nuk mungoi interesimi për të, edhe pse në premierën dokumentarit pati shumë kritika për mënyrën se si u portretizua figura e Lord Bajronit, duke u përqendruar kryesisht në aventurat seksuale të tij.
Gjurmëve të Bajronit Everett erdhi edhe në Shqipëri, bashkë me ekipin realizues realizimit, i shoqëruar nga studiuesi shqiptar, Auron Tare.
Gjatë dy viteve dokumentari është shfaqur dhe ka zgjuar interesim në shumë shtete të botës.