Nisin përgatitjet për NGOM Fest

Festivali i muzikës dhe i aktivizmit - NGOM Fest, që në qershor 2011 realizoi edicionin e tij të parë të tij, i ka filluar përgatitjet edhe për edicionin e dytë.
Sipas organizatorëve, datat zyrtare të mbajtjes së edicionit të dytë të NGOM Fest janë 22,23 dhe 24 qershor 2012, në Prizren.
Ndryshe, në edicionin e parë, në 3 skenat në në Prizren NGOM Fest ishte nikoqir i më shumë se 40 artistëve nga Kosova dhe rajoni.
Për suksesin e arritur, Komuna e Prizrenit nderoi festivalin me çmimin “Ngjarja më masovike e vitit 2011”. Organizatorët konsiderojnë se ky çmim paraqet edhe një motivacion shtesë për të punuar edhe më shumë për edicionin e dytë.