E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Cimerja’ vjen në ABC

Pas premierës së filmit “Rio”, në Kinemanë ABC, do të jepet premiera e filmit “The Roommate”. Nga Express më 28 prill 2011 në ora 12:33

Më 28 prill do të jepet premiera e filmit “The Roommate”, një film ky i zhanrit triller. Tema që trajtohet në film është kjo:

Në mesin e 2,000 kolegëve, janë rreth 8 milion shoqe të mundshme dhome. E kur të komplikohen gjërat, në dhomë përfundon me dikë të panjohur.

Sara Weber është një studente e vitit të parë, që i bie për shoqe dhome në konvikt ta ketë Rebeka Vudsin. Ato shoqërohen, por së shpejti fillon Rebeka të bëhet e shqetësuar dhe të fyej njerëzit e afërm të Sarës. Në rolet kryesore paraqiten Leighton Meester, Minka Kelly, Alyson Michalka, Cam Gigandet, Danneel Harris, ndërsa regjinë e filmit e ka bërë Christian Christiansen. Filmi shfaqet nga ora 20 dhe 22, dhe zgjatë 1 orë e 33 minuta.

Ndërkohë, në raportorin e rregullt të Kinemasë ABC vazhdon të shfaqet filmi i animuar “Rio”, i zhanrit aksion, aventurë, komedi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›