Portretet e hasmerise

Trupa e Dashurise se Hidhur spektaklit mbi motive te tragjedise Romeo dhe Xhuljeta te Shekspirit ne mes te skenes u vendos si te rreshtuarit ne fotografine e matures te pjekur dhe te pafajshem. Mesuesit ne radhen e pare nxenesit ne te dyten kokat te anuara pak duart te lidhura ne gjunje.
Aktoret Yllka Mujo e Dritan Borici dhe Olta Daku e Monika Lubonja ne dy skaje te kordonit te kerthizes qe perbehet nga Carlo Bruni regjisori dhe Nunzia Antonino mbeshtetesja e tij.
Mbrapa tyre ndodhet Elia Zaharia qe luan Rozalinen. Romeo djaloshi me tipare ngjyre gruri si ndonje aktor i Antonionit quhet Andi Begolli. Xhuljeta eshte perkrah. Vajza me portret paisana te Charlotte Rampling eshte e reja Erjeta Cufaj. Ajo dhe Florand Veizi ne rolin e Benvolit Kamber Mici ne rolin e Merkutit e kane daljen e pare ne nje skene profesionistesh.
Per takimin me keta aktore regjisori Bruni u shpreh qe ka qene i natyrshem ne perceptimin qe ka dhe Shekspiri kur thote se teatri duhet te jete nje pasqyre modeste e natyres.
Jane gojekycur. shte ora dhjete dhe skane gjurme gjumi ne fytyre. shte pamja e shlodhjes qe merr njeriu kur puna e mundimshme i jep kenaqesi.
Ceremoniali i falenderimeve. Palet i perkulen njeri-tjetrit tani ne fund ashtu si ne fillim kur kishin kerkuar ndihme per ta filluar kete spektakel. Pra Teatri Kombetar Institutit Italian te Kultures ne prani te drejtoreshes Fulvia Veneziani dhe anasjelltas.
Per te gjithe ata qe nuk e prisnin regjisori Bruni tregoi pse vendosi per ta lene theksin e spektaklit te armiku i brendshem forme me te cilen paraqitet te njeriu hasmeria e qe eshte i pari motiv i tragjedise me te cilin na prezanton Shekspiri ne krye te Romeo e Xhuljetes.
Nje nga mundesite per te punuar me Trupen e Teatrit Kombetar Bruni kishte Pirandelon. Kohet e fundit vepra te ketij autori kane qene prezente ne skenat e Tiranes dhe ne njefare menyre mund ti kishte gati aktoret. Kishim deshire te vinim ne skene pikerisht nje veper te Pirandelos tregoi dje ne konferencen per shtyp regjisori puljez.
Ne te njejten kohe mendojme qe teksti ne teater ka nje rol vendimtar por jo definitiv. Nuk e di nese Shekspiri do ishte dakord me kete zgjedhjen tone. Tekstet jane letra te shkruara dhe eshte shans kur jane vepra te medha te autoreve te medhenj si Shekspiri apo Pirandelo dhe qe na bejne te reflektojme per kohen ku jemi per takimin mes nje aktori dhe nje spektatori. Bruni kishte pare spektaklin e Pirandelos ne TK dhe nuk i dukej aq e nevojshme te sillte nje Pirandelo tjeter.
Zgjedhja e Romeo dhe Xhuljetes eshte percaktuar nga kushte materiale dhe poetike per kohen kur po realizohet spektakli. Ndersa kendveshtrimi ndaj saj mori nje orientim qe u percaktua nga ngjarjet e janarit ne Tirane.
Regjisori tregon Ishim duke bere audicione dhe nje dite degjuam te shtena. Ishte dicka shume dramatike. Zgjedhja jone nderroi u zhvendos dhe u orientua me qarte ate moment se cfare do ta perfaqesonte me mire konfliktin perplasjen te Romeo dhe Xhuljeta. Ate cast mori me shume kuptim zgjedhja qe kishim bere nuk do te vinim ne skene armiqte por ketyre armiqve do tiu jepnim jete brenda nesh.
Natyrisht qe ngrinte peshe edhe fakti qe duhej te punonte me nente aktore te cileve ne fund iu shtua edhe nje femije Evis Fiore ne rolin e Fatit.
Faktoret materiale ekonomike koha ne dispozicion jane te rendesishem por nuk do duhej ta cenonin spektaklin. Nuk me pelqen kur dikush thote nuk munda te bej kete gje sepse me mungonte Kulla Ejfel. Tre jane ngjyrat dhe me to jane bere tablo te mrekullueshme. Ne ne keto kushte kemi punuar per nje muaj qe eshte pak per nje spektakel.
Vetedija per veshtiresite qe hapin kushtet e Teatrit Kombetar te Shqiperise e shtyn regjisorin te mos permend asnje syresh. Edhe pse te gjithe e dine qe ne tekniken e ndricimit zerit prej gjysme shekulli nuk vihet dore qe as rotativa nuk leviz me dhe prandaj skenografet perdorin dendur shkallare me rrota.
Po clidhje kane te gjitha keto
Carlo Bruni e cileson teatrin nje art periferik. Ne nuk i qendrojme kohes. Kohes i mbijeton Shekspiri gjurma e tij dhe e atyre qe e kane perkthyer vepren e tij. Teatri eshte efemer. Ajo qe ben nje mbremje te nesermen eshte tjeter gje. Kjo eshte dobesia jone po edhe forca jone.
Drejtori i Teatrit Kombetar Kristaq Skrami mbeshtet kete lexim te ri qe ekipi i ka bere klasikes. Zgjedhje qe ve ne loje nje dashuri te hidhur nje Romeo dhe Xhuljeta ashtu sic mund ta shprehim ne sot me paraqitjen e konfliktit midis pushtetit dhe jetes e dashurise ne lufte e cila shpeshhere mbetet e hidhur.
shte nje veper klasike qe percjell shume dashuri qe trajton nje problem shume te madh te te gjitha shoqerive dhe problematika qe eshte midis brezave te kesaj shoqerie. Pra te prinderve qe kane nje pushtet absolut mbi femijet dhe deshira e femijeve per te dale nga ky pushtet.
Drejtori i Teatrit nuk thote me shume nga cdine te tjeret per kete pune. As kur ka privilegjin te shpjegoje dicka nga puna e tij dicka krejt burokratike e problematike per teatrin buxheti ai hiqet sikur te jete cdo gje ne rregull. Dialogu me te ne konference shtypi kthehet ne nje dialog pa kuptim
- Zoti Skrami me cfare buxheti eshte bere Romeo dhe Xhuljeta
- Me buxhetin e Teatrit Kombetar.
- Sa buxhet ka dhene Teatri Kombetar
- Buxhetin qe jep Teatri Kombetar.
- Sa
- Ah ju thoni sa para Nje pjese e ka Instituti Italian i Kultures dhe Banka Credins. Teatri Kombetar ka pjesen e luanit.
Trupa nderkohe qesh nen ze. Neser te premten 29 prill ora 20.00 dalin ne premiere. Salla ka pesuar ndryshime qe spektatori do ti vere re kur te perfshihet ne spektakel cdo te premte te shtune dhe te diel deri me 22 maj ora 19.00. Biletat shiten ne Teatrin Kombetar. shte parashikuar dhe nje shfaqje ne gjuhen italiane gjate muajit qershor.
Olta Dako Do me mungosh Karlo
Aktorja Olta Dako ka interpretuar dy here Shekspir ne kohen e studimeve ndrra e nje nate vere dhe Nata e dymbedhjete me regji te Altin Bashes. Puna me Carlo Brunin po i kujton ato kohe entuziazmi per nje teater te ri brenda Akademise se Arteve.
Te Romeo dhe Xhuljeta ajo eshte sherbyesja te ciles regjisori dhe i ka dhene peshe me teper se ne origjinalin e Shekspirit. Kam dashur te perseritej ajo kohe me ndrra e nje nate vere dhe Nata e dymbedhjete.
Jam e lumtur me kete eksperience. Qe tani kam filluar te mendoj se cfare do te bej javen tjeter sepse ngrihem cdo dite me nje gezim per te ardhur ne prova. Megjithese Karloja na nxjerr te zite e ullirit me dy kalime provash ne dite punoj me shume kenaqesi.
Shpresoj qe premiera te dale mire. Dhe nje gje e di te sigurt qe do me mungoje shume Karlo Bruni sepse keto lloj punesh ju e dini jane te rralla ne teater. Karlo do me mungosh sigurisht edhe ti Nuncia.
Dritan Borici Mbeshtetini regjisoret e vertete
Ne rolin e frat Laurensit Dritan Borici foli per ate gje qe te gjithe duan ta thone te paren regjimin e punes qe kane pasur per kete spektakel. shte folur gjate kur Kico Londo ish-drejtori i Teatrit Kombetar hoqi barin nga mjediset Teatrit fernetin e kacurrelin por asgje nuk u be me e mire se kaq. Rehabilitimi i intoksikimit eshte nje proces me i gjate mendor se fizik.
Dritani nuk e kurseu ne konferencen per shtyp edhe nje apel. Te gjithe ne ne kabinat tona kemi tutat atletet te cilat jo shume shpesh jane dukur ne skene dhe ne skenat e tjera. Ne tashme i dime se cjane 5 tibetianet se cilat jane ushtrimet e relaksimit qe i bejne shume aktore ne bote. Me besoni kemi punuar rregullisht 1 ore e gjysme pergatitje fizike.
Sic e shikoni ketu nuk ka dekor sepse spektatori do te jete i rrethuar nga veprimi teatror. Shpesh vitet e fundit skenografia eshte bere pjese e marangozeve. Ne sot kemi nje regjisor dhe eshte e rendesishme ta mbeshtesim Teatrin Kombetar ne rrugen e regjisoreve te vertete ne ballafaqim me venesit ne skene.
Doors Sting dhe Stranizza damuri
Nunzia Antonini eshte aktore qe ka punuar shume me danc teatrin pra eshte e lidhur shume me muziken. Ajo eshte asistent regjisore e Brunit dhe eshte perkujdesur per zgjedhjen e muzikes. Kur nisem punen me kete spektakel thote Nuncia menduam se nuk duhej te ishte nje recitim i thjeshte por te recitohej edhe me trup dhe ketu ben pjese edhe muzika. elentano po edhe Sting.
Ne nje nga tre CD e tij te para me eshte dukur sikur fliste pikerisht per kete histori Romeo dhe Xhuljeta. Ne kengen Fragile eshte sinteza e kesaj pune. Pastaj eshte Jim Morrison nje poet i madh te cilin ia kam bashkengjitur figures se Merkutit. Nga The Doors eshte zgjedhur nje nga kenget e famshme te grupit This is the end.
Po edhe nje kenge e tradites siciliane Stranizza damuri udira dashurie. Menduam se eshte e drejte te perfshijme edhe nje kenge shqiptare shton Nuncia e cila eshte edhe nje recituese e shkelqyer. E ka fjalen per Lule Bore.