Pop-titani ende jeton
I rrezitur paksa nga dielli, me rrudha të thella në fytyrë dhe me flokë të verdhë, edhe pse 57-vjeçar Dieter Bohlen vazhdon të duket më i ri seç është. Edhe më i ri duket falë përcjellëseve të tij, të shumtën rreth të njëzetave. E Dieter Bohlen për veten thotë se është “një gjerman tipik”.
Natyrisht se kjo fjali s’ndërlidhet fare me parkun e tij të shtrenjtë të automjeteve, me femrat apo me orët e shtrenjta, por me dukjen, vetëbesimin dhe lirinë e shprehjes së qëndrimeve.
“Bëjë muzikë që nga mosha 10-vjeçare, dhe kam bërë muzikë me njëmijë grupe. Pas përfundimit të fakultetit doja ta braktisja muzikën, sepse askush s’ishte i interesuar për 400-500 këngët e mia, të cilat ndërkohë ua dërgova disa shtëpive diskografike. Tamam kur desha të tërhiqesha doli dikush që donte ta dëgjonte këngën time”, thotë ai.
Bohlen kompozonte këngë për këngëtarë të panjohur, në mesin e të cilëve ishte edhe Tomas Anders. Ndonëse në mënyrë modeste, ata të dy filluan të këndonin bashkë - dhe atë në anglisht. Kombinimi doli të jetë fitimprurës. Në vitin 1983 lind grupi Modern Talking. Bohlen tregon se ulërima me zërin e një eunuku ishte specialitet i tij nga ditët studentore. Kënga "You are my heart, you are my soul” u bë hit botëror, dhe u radhitën krye të shumë top-listave. Shumë shpejtë, dy djelmoshat incizuan 60 albume të arta dhe të platintë.
Të jesh i pari, të jesh i suksesshëm dhe i njohur, për Dieter Bohlen ishin gjëra më e rëndësishme se vetë muzika. Bohlen dhe Anders e ndërprenë bashkëpunimin dhe vazhduan solo-karrierat e tyre. Bohlen vazhdoi të bënte këngë për këngëtarë të tjerë – shumë suksesshëm. Sot njihet si anëtar i jurisë së emisionit të njohur gjerman “Gjermania Kërkon një Super Yll” (DSDS).
“Për muzikë është i domosdoshëm ritmi, që s’e ke, tonet precize, që i s’i arrin, zëri yt, që tingëllon keq. Por, s’ka arsye që të jesh i pikëlluar, as derrat s’mund të kërcejnë lartë e s’pikëllohen për këtë gjë”, thekson Bohlen, që njihet si anëtari më i rreptë i kësaj jurie.
Ndryshe, Bohlen këtë punë e bën për kënaqësi. Për secilin sezon të ri fioton nga 1.2 milionë euro. Megjithëse, nuk merret vetëm me muzikë, por edhe me tregti. Pop-titani nuk e fsheh këtë gjë, sepse ka dëshirë të jetoj nga puna që i pëlqen. (DW)