240 libra për bibliotekat
Me qëllim të begatimit të bibliotekave shkollore me libra të rinj dhe të funksionimit të tyre në mënyrë sa më cilësore, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, bibliotekave ua dhuroi edhe 240 libra të katër bibliotekave të shkollave fillore të fshatrave të Pejës.
Kështu, bibliotekës të shkollës fillore “28 Nëntori” në Raushiq, asaj “Fan S. Noli” në Kryshec, bibliotekës të shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” në Baran dhe asaj “Migjeni” në Gllogjan, Berisha ua dhuroi nga gjashtëdhjetë libra.
Ndryshe, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, deri më tani ka dhuruar afro 1,500 libra, të cilat janë pjesë e tetë botimeve të veprave të tij, për shumë biblioteka komunale dhe shkollore, përfshirë këtu edhe qytetet e Shqipërisë Bajram Curr dhe Tropojë.