Libër për Prishtinën
Nga Express më 25 janar 2011 në ora 08:49
Sot, e marte, me 25 janar, në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës bëhet promovimi i librit “Prishtina ime”, i autorit Sherafedin Sylejmani.
Libri sjell fakte dhe kujtime personale të autorit Sylejmani, i cili rikonstrukton Prishtinën si kryeqendër të Kosovës, në faqet e të cilit qytet u thadrua në mënyrë dramatike shekulli XX. Libri ndërtohet si monografi, me fotografi dhe ilustrime. Përmes këtij libri Prishtina fiton një memorie të regjistruar nëpër fjalë e fotografi.
Libri është botim i Java Multimedia me participimin e Departamentit për Kulturë të Komunës së Prishtinës.