E Diel, 1 Nëntor 2026

Radhë në librari për autografin e maces Bob

Sukses i madh në Londër për Bob, macen e kuqe, protagoniste e romanit ‘A street cat named Bob’ (në librari që nga 15 marsi). Fansat kanë zënë radhë në një librari për t’i marrë autograf autorit, James Bowen, por mbi të gjitha për të marrë gjurmën e Bob-it, që lejon të përkëdhelet nga të gjithë admiruesit. Libri tregon për jetën në rrugë të James, muzikantit 27-vjeçar, një e kaluar midis drogës dhe alkoolit, që mbijeton duke mbledhur ndonjë qindarkë, duke i rënë kitarës në Covent Garden.

Çdo gjë ndryshon në 2007 kur takon macen e kuqe të trembur dhe të sëmurë, që jeton edhe ajo në rrugë si ai. James nuk i mbetet gjë tjetër veçse të dorëzohet, do të jetë fillimi i një miqësie të mrekullueshme dhe e shumë aventurave. Libri nuk ia ka ndryshuar akoma jetën, tregon James. Bob ka një faqe në Facebook dhe një profil në Twitter, së bashku vazhdojnë të bëjnë muzikë në këndet e rrugëve, por ndoshta diçka do të ndryshojë shpejt për të dy.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›