E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Korrigjohet’ numri i viktimave

Stuhia e shiut që goditi kryeqytetin kinez konsiderohet si më e rënda në gjashtë dekadat e fundit. Pasojat e saj kanë shkaktuar zemërimin e popullatës ndaj zyrtarëve kinezë, të cilët akuzohen për censurimin e përmasave të vërshimeve masive.

Ndërkohë, autoritet kineze kanë njoftuar se, si pasojë e përmbytjeve numri i viktimave është 77 e jo 37 sa ishte njoftuar fillimisht, megjithëse shumëkush dyshon që kjo shifër duhet të jetë shumë më lartë, marrë parasysh përmasat e rrebeshit dhe vërshimeve të së shtunës së kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›