Thaçi: Aksioni i 25 korrikut, vendimtar për Kosovën

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se aksioni i vitit të kaluar për shtrirjen e dorës së shtetit në veri ishte vendimtar për Kosovën dhe se e vetëdijësoi botën se vendi mund të funksionojë pa iu cënuar integriteti territorial.
Në një interviste dhënë RTK-së gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri edhe një herë ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.